🏡🔐Apartament Modern 1+1 me qira në Lungomare , Vlorë mbi “Restorant Titanic “!
☀️Jepet me qira apartament 1+1, sapo mobiluar me mobilje bashkëkohore, ndodhur në rrugën Murat Tërbaçi, zona e Lungomares – një ndër zonat më të aksesueshme dhe të zhvilluara të Vlorës.
🏙Apartamenti ndodhet në katin e 5-të banim të një pallati të ri, me ndërtim cilësor dhe sistem kapot për izolim të plotë termik dhe akustik. Pallati është shumë i pastër dhe i mirëmbajtur, me ambiente të përbashkëta moderne.
🌟Me një sipërfaqe prej 75m², apartamenti ka organizim të rregullt: një sallon të bollshëm me kuzhinë të hapur, një dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon. Është i pajisur me dy kondicionerë – një në sallon dhe një në dhomë dhe mobilje të reja, moderne dhe funksionale.
💰Çmimi: 600€ në muaj
ℹ️Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!