Shitet garzoniere moderne në zonën e Lungomares, pranë Brooklyn, një nga zonat më të kërkuara dhe të frekuentuara për banim dhe investim. Apartamenti ndodhet në katin e 8 dhe ka një sipërfaqe prej 37.70 m², i organizuar në mënyrë funksionale për komoditet maksimal.
Prona ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pozicion shumë të favorshëm, vetëm pak minuta larg bregdetit, shëtitores dhe çdo shërbimi të nevojshëm. Ideale për banim, pushime verore ose investim për qira ditore/sezonale.
Zona e Lungomares karakterizohet nga zhvillim i lartë, ambiente moderne, bare, restorante, markete dhe akses i lehtë me qendrën e qytetit dhe vijën bregdetare. Një zonë elitare që garanton vlerë të qëndrueshme për pronën tuaj.
Çmimi: 79,000 € i negociueshëm.