Apartament luksoz 2+1 me qira në zonën e ish-Kombinatit, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati të ri me ashensor dhe standarde të larta ndërtimi.
Apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke përfshirë një sallon të bollshëm ndenjeje, kuzhinë më vete, dy dhoma gjumi të rehatshme, një tualet modern dhe një ballkon me pamje të hapur.
Ofrohet plotësisht i mobiluar me mobilje moderne dhe cilësore, të zgjedhura me kujdes për të krijuar një ambient elegant dhe praktik. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës dhe ofrojnë rehati maksimale për jetesë.
Ndodhet në një zonë të favorshme, pranë të gjitha faciliteteve të nevojshme si supermarkete, shkolla, kopshte dhe transport publik, me akses të lehtë drejt qendrës së qytetit.
Ideale për familje ose individë që kërkojnë një jetesë komode dhe cilësore.
Qera 600 euro
Per me shume informacion na kontaktoni ne nr tel
+355693597474
+35569482668