Jepet me qera apartament modern 2+1 në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, në Rrugën Gjergj Kastrioti, pranë Bar Colosseo. Apartamenti ndodhet në pallat të ri dhe ofron një organizim komod me sallon të bollshëm, kuzhinë moderne, 2 dhoma gjumi dhe ambient të ndriçuar natyralisht.
Prona është e mobiluar me stil bashkëkohor dhe e pajisur me të gjitha kushtet për jetesë komode, duke përfshirë kondicioner, elektroshtepiake moderne dhe mobilim cilësor. Nga apartamenti ka pamje të pjesshme nga deti, ideale për ata që kërkojnë qetësi dhe afërsi me zonën bregdetare.
📍 Lokacion shumë i favorshëm, pranë shërbimeve kryesore, bareve, restoranteve dhe vetëm pak minuta nga Lungomare.
🐾 Pranohen kafshë shtëpiake.
💶 Çmimi: 450€ / muaj.