🏡🔐 Apartament 2+1 për Shitje – Rruga Gjergj Kastrioti, Vlorë!
💰Cmimi: 160.000€
📍 Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, përgjatë rrugës Gjergj Kastrioti( e njohur si Rruga Transballkanike) ofrojmë për shitje një apartament modern dhe të mirë mobiluar me sipërfaqe totale 105 m². Ky apartament ndodhet në katin e 11-të të një pallat të mirëmbajtur dhe ofron pamje të bukur nga plazhi i vjetër dhe deti, të cilat mund të shijohen nga ballkoni.
🛋️ Cilësi dhe Komoditet
Apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe përbëhet nga:
2 dhoma gjumi të bollshme
1 sallon i hapur me kuzhinë
1 banjo moderne
1 ballkon me pamje relaksuese
💡 E mobiluar me kujdes dhe stil, me të gjitha pajisjet e nevojshme për një jetesë komode. Ideale si investim për banim ose për përdorim turistik.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni në agjencinë Valona Home.