Studio moderne me qira afatgjate ne Vlore
📍Vendndodhja: Rruga Mustafa Bello,Vlore
💰Çmimi: 400€/muaj
🖇Jepet me qira një studio moderne dhe e mobiluar në mënyrë funksionale, e pozicionuar në një pallat të ri dhe të mirëmbajtur. Ambienti ndodhet në katin e 7-të, me ashensor dhe ofron qetësi, dritë natyrale dhe një pamje relaksuese.
Studioja është e pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme të teknologjisë së fundit: TV smart, kondicioner inverter, lavatriçe, frigorifer, furrë, piano gatimi, si dhe një ambient pune të dedikuar me tavolinë ergonomike – perfekte për profesionistë të fushës IT, programues apo freelancer.